Një javë më parë, këngëtarja e famshme Dua Lipa publikoi këngën e re “Swan Song”, e cila do të jetë edhe kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angle”.

Kjo këngë rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren me origjinë shqiptare. Madje kënga e Duas mblodhi mbi 9 milionë klikime në “Youtube” në ditët e para të publikimit.

Për këtë sukses, Lipa falenderoi fansat e saj. Por lidhur me suksesin e këngëtares shqiptare reagoi Vedat Ademi. Ky i fundit ironizoi me këngëtarët shqiptarë që blejnë klikime.
“Rri ti Dua rri. Këta tanët i bëjnë për tri ditë 10 milionë”, shkruan në postimin e tij këngëtari i njohur.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
