“5 herë jo” titullohet filmi që moderatori i njohur Donald Veshaj dhe partnerja e tij Bora Zemani do të realizojnë së bashku.

Prej kohësh çifti ndodhen në xhirimet e filmit, i cili është një histori dashurie.

Mirëp0 këtij kastit do ti bashkohet edhe këngëtari i njohur Alban Skenderaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Donaldi përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram.
Teksa në InstaStory një foto së bashku me Albanin gjatë xhirimeve të filmit, ai tregoi se artisti është shumë i zoti në këtë fushë.

“Më besoni që është aktor që nuk ka nevojë për shumë dubla”– ka shkruar moderatori.
Histori xhelozie, akuzash apo edhe planet e prishura të dyshes, përpara se të niste Big Brother do të shpalosen në film, por natyrisht më të zbutura nga sa kanë ndodhur realisht.
© Panoramaplus.al
