Këngëtari i njohur Charlie Puth i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, teksa ka treguar se është fejuar me të dashurën e tij, Brooke Sansone.
Ai ka publikuar disa foto nga dita e tij më e lumtur, ku ka treguar se çifti po argëtohen së bashku duke ngrënë pica.

Në njërën nga fotot shihet unaza e mrekullueshme e bukuroshes që i ka “rrëmbyer” zemrën këngëtarit.

“Unë fluturova në Nju Jork për t’i kërkuar shoqes sime më të mirë të martohej me mua dhe ajo tha po. Unë jam versioni më i lumtur, më i mirë i vetes sime dhe gjithçka falë jush Brooky. Të dua pafundësisht, përgjithmonë e përgjithmonë”, ka shkruar Puth krahas fotove.
© Panoramaplus.al

