15 Dhjetor, 2018

Këngëtari i njohur flet për zgjerimin e familjes: Kemi qejf t’i japim një shok gocës…


Këngëtari i njohur Stine ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka zbuluar se është drejt përfundimit të albumit ku disa prej këngëve janë bashkëpunime.

“Ka pafund bashkëpunime, i gjithë albumi është me bashkëpunime. Shpresoj ta nxjerr para vitit të ri, por nuk jam i sigurt nëse e kapim datën, po s’doli para do të dalë pas vitit të ri”, u shpreh këngëtari për “Mirage”.

Gjatë intervistës Stine zbuloi edhe planet për zgjerimin e familjes. Kur u pyet nëse ka në mend të sjellë në jetë një fëmijë tjetër këngëtari i dashur për publikun shqiptar tha: “Kur ta shkruajë Zoti, kur ta caktojë ai datën, unë do punoj pa frena. Nuk kemi bërë plane, kemi qejf t’i japim një shok gocës, një vëlla ta ketë si shok ose motër, por të shohim”.

Kujtojmë se ai është baba i Estia-s 2-vjeçare, për të cilën tha se tashmë pjesën më të madhe të kohës ia ka kushtuar asaj.

© Panoramaplus.al