22 Tetor, 2018

Këngëtari i njohur anulon pjesëmarrjen në “Këngën Magjike”, arsyeja do iu habisë


Në fillim të këtij muaji u bënë të ditur emrat e këngëtarëve të njohur që do të marrin pjesë në edicionin e 20 të “Këngës Magjike”.

Mes tyre ishte edhe emri i Ylli Limanit, i cili u përfol se do të vinte me një baladë.

Por mesa duket ai e ka anuluar pjesëmarrjen, pasi siç shkruan “Prive.al” shkak janë bërë konkurrentët me të cilët ai do të përballet.

Këngëtari i njohur është konsultuar me menaxherin dhe më pas ka vendosur që të tërhiqet nga ky kompeticion, pasi pjesëmarrja mund ta penalizojë këngën, e cila ka rrezik të ‘digjet’ në mesin e një gare shumë të fortë me emra të njohur të skenës.

 

View this post on Instagram

 

Bashke me vjeshten, po vijne edhe kanget e reja ?

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

Lidhur me këtë, Limani ende nuk ka bërë ndonjë prononcim, por në profilin e tij në “Instagram” ai ka lajmëruar projektet e reja të tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al