29 Shtator, 2023

Këngëtari i njohur anulon koncertet për shkak të sëmundjes së rëndë


Këngëtari i njohur Bruce Springsteen ka shtyrë të gjitha koncertet e tij të mbetura të vitit 2023, si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore.

Bruce Springsteen anulon të gjitha koncertet e planifikuara për vitin 2023 për shkak të problemeve shëndetësore

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i 74-vjeçarit përmes një postimi në Instagram, teksa njoftoi se të gjitha datat e mbetura të turneut do të ndërpriteshin me këshillën e mjekut të tij.

Bruce Springsteen ka vazhduar trajtimin e sëmundjes ulçera peptike dhe do ta vazhdojë atë për disa muaj. Për shkak të kujdesit të madh të gjitha datat e mbetura të turneut 2023 për Bruce Springsteen dhe The E Street Band do të shtyhen deri në vitin 2024.”– shkruan menaxheri në Instagram.

Sëmundja e Ulçerës peptike është plagë në mbështjellësin e brendshëm të lukthit ose duodenit. Duodeni është pjesa e parë e zorrës së hollë (pjesa e parë pas përfundimit të lukthit).  Ulcera peptike po ashtu mund të zhvillohet edhe mbi lukthin, në ezofag, kanalin i cili lidh gojën me lukthin. Por shumica e ulcerave peptike zhvillohen në lukth dhe duoden.

 

 

© Panoramaplus.al