Këngëtari i famshëm italian, Tiziano Ferro, i ka dhënë fund beqarisë. Një ditë më parë, ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, një foto ku shfaqet së bashku me partnerin e tij, dhe tregojnë duart që kanë vendosur unazar.

Mediat italiane shkruajnë se Ferro është martuar me të dashurin e tij 54-vjeçar, Victor Allen në shtëpinë e këngëtarit në Sabaudia.
Pas 3-vitesh lidhje, ata vendosën që t’i thoshin “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni ku ishin të ftuar rreth 40 persona, përfshirë edhe prindërit e këngëtarit.

Ceremonia e martesës së 39-vjeçarit me sipërmarrësin nga Los Angelos ishte shumë e blinduar. “Vanity Fair” shrkuan ata janë martuar fshehurazi në Los Angeles më 25 qershor.
“Me martesën ai bëhet pjesë e familjes time dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të mbahet e fshehtë”, është shprehur Tiziano.
© Panoramaplus.al
