5 Tetor, 2018

“Këngëtaret shqiptare të talentuara dhe hot”, Bebe Rexha bën bashkë Rita Orën dhe Dua Lipën (FOTO)


Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka tregua me krenari se sa e lumtur është për arritjet dhe sukseset e këngëtareve shqiptare në botë.

Madje nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, ajo ka bërë bashkë edhe dy rivalet, Rita Ora e Dua Lipa, ku tregon se vajzat shqiptare po pushtojnë botën.

Duket sikur me këtë postim, Bebe ka dëshirë që të pajtojë dy këngëtaret, të cilat luftojnë në heshtje me njëra – tjetrën

Në foton e parë ajo ka publikuar Rita Orën, e cila shfaqet e veshur vetëm me një palë doreza, ndërsa me njërën nga duart mbulon gjoksin. Në foton bardhë e zi, Rita qëndron e ulur me këmbët kryq.

Ndërsa në fotografinë e radhës shfaqet pikërisht Dua Lipa! Bebe, ka zgjedhur një tjetër foto të “nxehtë” të këngëtares shqiptare. Dua pozon përpara pasqyrës, e veshur me të brendshme.

Bebe, e cila gjithashtu është një ndër shqiptaret e famshme në botë, i cilëson si vajzat e talentuara dhe seksi të Shqipërisë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al