26 Qershor, 2021

“Këngën e tij nuk e dëgjoj më kurrë”- Deklarata e trishtë e këngëtares, nuk mban dot lotët kur flet për…


maja

Këngëtarja e njohur Maja është emocionuar dhe nuk i ka mbajtur dot lotët në studion e Rudina Magjistrit, kur është përmendur dhe humbja e vëllait të saj, për të cilin ka bërë dhe një këngë.

Ajo shprehet se e ka bërë atë këngë vetëm 6 muaj pas vdekjes së tij, por tani ajo nuk e shikon dhe nuk e dëgjon më.

Gjatë rrëfimit Maja përlotet dhe shprehet mjaft e prekur për humbjen e tij.

Rudina Magjistari: Ti nuk i ke kënduar këngë vetëm motrave, i ke kënduar këngë edhe vëllait tënd apo jo, kur u nda nga jeta.

Maja: Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

maja2

Unë në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi.

Doja ta bëja këtë këngë sepse më dukej sikur ai e dëgjonte atje dhe do kënaqej shumë. Me shumë stërmundime kam kënduar, me shumë stërmundime kam bërë klipin.

Ai ka humbur jetën kur ishte 55 vjeç dhe Maja ka jetuar vitet më të lumtura dhe më të bukura kur ai ishte gjallë. /tvklan.al

© Panoramaplus.al