Tashmë është vërtetuar ndër vite që kënga zyrtare e Botërorit kthehet në një hit dhe mbetet gjatë në memorien e shumë tifozave dhe jo vetëm.

Kur na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga Kampionati Botëror i Futbollit është zbuluar edhe këngëtari që do t’i besohet kënga zyrtare.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, artisti amerikan Lil Baby ka zbuluar se do të jetë pikërisht ai që do të krijojë dhe performojë këngën e Botërorit.
“Ato me të vërtetë e gjetën djalin që do të performojë në Kupën e Botës,-ka shkruar reperi.
They Really Got The Boy Performing At The World Cup ??
— Lil Baby (@lilbaby4PF) September 22, 2022
Kujtojmë që këtë vit Kupa e Botës do të mbahet në Katar. Një veçori e këtij Botërori këtë vit është edhe fakti që do të zhvillohet në dhjetor dhe jo në qershor siç ka ndodhur më parë.

