Semi Jaupaj publikoi pak orë më parë këngën e saj të re me titull “Mos u kthe” ku komentuesit shprehën se i është dedikuar Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ky i fundit e ka dëgjuar këngën brenda shtëpisë dhe ka bërë komentin e tij.

Teksa ishte në oborr nën shoqërinë e Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit, aktori i humorit ka dëgjuar kënëgn “Mos u kthe”. Nuk ishte ai i vetmi që vuri re detajet e përmendura nga fansat, pasi edhe Beniada dhe Iliri nisën të qeshin. Ky i fundit citonte disa pjesë të tekstit të këngës duke nënqeshur.
Biseda:
Iliri: Rëndë.
Donaldi: Zgjohet edhe most ë gëzohet që je gjallë? Të uroka vdekjen! Shumë e bukur është.
Iliri: Mos u kthe?
Donaldi: (qesh) Shumë e bukur është.
Iliri: Oho…
Beniada: Më vjen për të qeshur. Po, ka vdek njeri?
Donaldi: Jo s’ka vdek njeri… Ka vdek njeri thotë
Iliri: Shko te zemra tjetër që po të pret se më mirë pa ty jam vetë…
Donaldi: Shumë e bukur është.
Beniada: E bukur, içik e trishtë por e bukur.

Kujtojmë se këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish të dashurës së aktorit të humorit. Nëpër komente fansat shkruajnë se këto fjalë janë thumba drejt Donald Veshajt, i cili nisi një romancë me Beatrix Ramosajn brenda BBV.



© Panoramaplus.al

