17 Shkurt, 2022

Kënga e re e Ledri Vulës dedikim për partneren e tij, Sara Hoxha? Ky detaj na bëri të dyshojmë


Ledri Vula do publikojë sot këngën e tij të re. Kënga mban titullin “Lockdown” që në shqip është “karantinë”.

Dhe është pikërisht kjo fjalë ajo që na ka tërhequr vëmendjen. Pse? Sepse kjo këngë ka të ngjarë të jetë një dedikim për partneren e tij, Sara Hoxha. Dhe për këtë kemi dy arsye.

Pikë së pari, Sara ka publikuar në Instastory promon e këngës dhe krah saj shkruan: “Lockdown me Ledrin”. Pra, lockdown për të cilin flitet në këngë është ai që kanë kaluar bashkë.

Së dyti, në promon disa-sekndashe që reperi ka publikuar në rrjetet sociale, dëgjojmë tek thotë “Qyteti në lockdown, all I need is you right now” (Gjithçka më duhet tani je ti tani). Për rikujtesë, çifti nuk i kanë kaluar bashkë muajit e parë të karantinës. Ata kanë treguar se izolimi e la Sarën në Gjermani ku jetonte me prindërit, kurse Ledrin në Kosovë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Madje, edhe lajmin e shtatzënisë ai e ka mësuar përmes telefonit, sepse nuk kanë qenë së bashku.  Kjo na bën të mendojmë se Ledri ka patur nevojë për të dashurën e zemrës në atë periudhë aq të vështirë për të gjithë.

Megjithatë, për të mësuar më shumë rreth tekstit na duhet të presim derisa kënga të publikohet e plotë pasditen e sotme.

© Panoramaplus.al