Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli ditën e djeshme ka publikuar hitin më të ri i cili ishte një dedikim për bashkëshorten e tij Kiara Tito.

Pas publikimit të këngës të shumtë kanë qenë komentet negative në lidhje me këtë të fundit, e cila u cilësua nga publiku dhe nga disa personazhe të njohura të showbizit si e kopjuar.
Në fillim publiku nuk reagoi aspak mirë pasi sipas tyre kënga e Luizit ka të njëjtat nota muzikore me atë të Mevlan Shabës të titulluar “Lediana”.

Mirëpo edhe ish-opinioistja e “BBV” Zhaklin Lekatari ka reaguar në lidhje me këtë çështje, teksa ka postuar një video në Instagram.
Ajo ka publikuar në InstaStory një video të një këngë të Lorenzo Jovanotti e cila titullohet ‘Etsate’ duke vënë në dukje se melodia e kësaj të fundit me atë të Luizit duken të ngjashme.

Megjithatë nuk dihet nëse melodia e këngës është e kopjuar nga këngëtari apo notat muzikore janë të ngjashme, pasi Luizi nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë gjë.
© Panoramaplus.al

