28 Qershor, 2022

Kendall Jenner dhe Devin Booker ribashkohen pak ditë pas ndarjes


Shumë zhurmë për asgjë: Kendall Jenner mund ta ketë kthyer Devin Booker.

26-vjeçarja dhe lojtari i ‘Phoenix Suns’ janë parë duke kaluar kohë së bashku në Malibu, Kaliforni, vetëm disa ditë pasi lajmi për ndarjen e tyre bëri xhiron e rrjetit. Në foto, Kendall dhe Devin shihen të buzëqeshur ndërsa rrinë pranë njëri-tjetrit.

Një dëshmitar okular i tha E!News se dyshja dukeshin të lumtur dhe “kishin shumë energji mes tyre” gjatë daljes. Në një moment, vuri në dukje burimi, Kendall qeshi pasi Devin i pëshpëriti diçka në vesh. “Ata panë gjëra në telefonat e tyre dhe qeshën. Kendall po shikonte lart dhe i buzëqeshte Devinit.”

Ribashkimi i tyre vjen gati një javë pasi mediat e huaja raportuan se janë ndarë, pasi Kendall dhe ylli i NBA-së u përballën me një periudhë sfiduese në marrëdhënien e tyre në javët pasi morën pjesë së bashku në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

Ata kaluan një kohë shumë të bukur në Itali së bashku. Por sapo u kthyen, filluan të mendonin sikur nuk ishin në linjë dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Kendall i tha Devinit se donte hapësirë ​​dhe kohë të ndarë.”-shkruante E!News.

Megjithëse Kendall dhe Devin – të cilët zyrtarisht filluan të takoheshin në qershor 2020 – mund të jenë ndarë, njerëz pranë tyre kanë thënë se janë ende miq: “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Ata të dy shpresojnë ta bëjnë të funksionojë, por tani janë ndarë”.

Pavarësisht raportimeve, si Kendall ashtu edhe Devin nuk kanë adresuar ende publikisht statusin e marrëdhënies së tyre. Nga të dashur në miq? Edhe pse sezoni i parë i ‘The Kardashians’ ka përfunduar, ne shpresojmë të mësojmë më shumë rreth Kendall dhe Devin gjatë episodeve të ardhshme.

© Panoramaplus.al