Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, ka shprehur mbështetjen nga mikes së saj, Arjola Demiri, e cila është në garë për çmimin e madh në Big Brother Vip.
Në një postim në InstaStory, aktorja ka ironizuar banoret e tjerë duke thënë se “Arjola Demiri është më e vërteta në atë shtëpi”.

Pak javë më parë, Adriana Matoshi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që rezultoi i suksesshëm. Gjatë kohës që po rikuperohet, ajo ka gjetur kohën për të postuar një video nga shtëpia e Big Brother Vip në “InstaStory” ku shihen Donaldi, Beatrixi, Einxheli dhe Antonela duke imituar Arjolën.
Krahas pamjeve, deputetja shkruan se Arjola është fituesja dhe ndërkohë “ironizon” me banorët e tjerë duke i quajtur “vogëlusha” dhe se “ i ka dalë boja me kohë”.
“Kur bëhen vogëlushët bashkë për të folur për Arjolën se ç’më kap një e qeshur. Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen. Kënaquni dhe pak zemrat e vogla e tani ju ftojmë për të festuar për Arjolën. Arjola është fituesja e shumë zemrave të sinqerta dhe e njerëzve të drejtë. Ju ka dalë boja me kohë”- shkruan Adriana.

Gjatë spektaklit, pati debate të forta mes Arjolës dhe disa prej banoreve të tjerë, ku sipas aktores të gjithë i janë kthyer kundra për faktin se ajo mbështet Ilirin.



