18 Korrik, 2023

“Kemi vendosur të divorcohemi”/ Sofia Vergara dhe Joe Manganiello i japin fund marrëdhënies së tyre 7-vjeçare


Aktorja e njohur Sofia Vergara dhe bashkëshorti i saj Joe Manganiello sapo kanë konfirmuar divorcin e tyre pas 7 vitesh bashkë.

Çifti foli për Page Six dhe tha:” Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duan dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë .”

Ndërkohë një burim pohoi se: “Në fillimin e udhëtimit për ditëlindjen e Sofias, miqtë pranë saj vunë re mungesën e Joe me justifikimin se ai ishte i zënë me xhirimet e filmit të tij”.

Ndërkohë, Sofia Vergara festoi ditëlindjen e saj të 51-të në Itali pa Joe, duke u dukur mahnitëse si gjithmonë.

Kujtojmë se thashethemet se çifti nuk jetonin më bashkë u shtuan ku ata kishin nxjerrë në shitje residencën e tyre luksoze ku thuhet se kanë jetuar aty momentet më të bukura së bashku.

© Panoramaplus.al