Tradhtia është një ndër shkaqet më të zakonshme të shkatërrimit të martesave. Kjo i ka ndodhur dhe një 42-vjeçareje, e cila ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se tashmë ka lënë pas çdo gjë që i përket të shkuarës dhe ka nisur një romancë të bukur me të dashurin e ri.

Por ish-bashkëshorti i saj nuk e ka pranuar ende lidhjen e re të saj, e madje i kërkon që të mos largohet nga shtëpia për të jetuar me partnerin e ri. Ata janë edhe prindër të dy fëmijëve, por kjo nuk e ka ndryshuar situatën që martesa e tyre të shpëtonte. Ja rrëfimi i plotë:
“Martesa ime ka marrë fund, por ndihem fajtore për këtë. Unë jam 42 vjeç dhe kam 25 vite e martuar me bashkëshortin, i cili është 43 vjeç. Ne jemi njohur që kur ishim në shkollë. Kemi 22 vite të martuar dhe dy fëmijë të rritur. Dikur ishim shumë të dashuruar, por lidhja jonë ka marrë fund prej kohësh.
Ai shpesh ishte jobesnik dhe megjithëse e fala, besimi mu thye totalisht. Nuk kryenim më marrëdhënie seksuale dhe thjesht qëndronim bashkë për hir të fëmijëve. Dy vjet më parë, takova një burrë tjetër përmes mikut tim më të mirë. Ai është 37 vjeç dhe më ka bërë të ndihem përsëri e re dhe seksi.
Ne flasim dhe qeshim së bashku, dhe ai më dëgjon shumë. Marrëdhënia jonë më bën shumë të lumtur. I dashuri im ka qenë i durueshëm, por dëshiron që ne të marrim një apartament së bashku, kështu që mund të ndërtojmë një jetë si çift. E dua më shumë se gjithçka.
Kështu që pranova t’i tregoja burrit për lidhjen tonë dhe t’i jepja fund martesës. Më në fund e bëra këtë, disa ditë më parë. Ishte biseda më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. E urreja faktin që mund të lëndoja bashkëshortin tim, edhe pse ai më lëndonte shpesh.
Ai nuk u zemërua, as u mërzit, siç prisja. Ai sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Unë mendoj se ai është tronditur dhe nuk e pranon dot këtë gjë. Ai po më ndalon që të largohem. I dashuri im nuk e kupton pse nuk i kam bërë gati valixhet ende.”
“Dear Deidre” thotë:
“Përfundimi i një martese, veçanërisht kur ajo ka nisur që në fëmijëri, është tepër e vështirë dhe e dhimbshme, edhe kur jeni të bindur se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë.
Ndjenjat tuaja janë të natyrshme. Ju dikur e donit këtë njeri shumë dhe ai është babai i fëmijëve tuaj. Nuk mund ta imagjinoni faktin që ai nuk është në jetën tuaj dhe nuk mund të fshehni emocionet, edhe pse zemra juaj rreh tashmë për të dashurin e ri.
Burri juaj ndoshta nuk e ka menduar që kjo gjë mund të ndodhte. Do t’i duhet kohë të mësohet me këtë. Bëjani të ditur të dashurit që do të jeni me të, por kërkojini që të jetë i durueshëm.”
© Panoramaplus.al
