Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, ka deklaruar se nuk do të bashkëpunonte kurrë me kolegen e saj Delinda Disha.

E ftuar në një intervistë në “Ora News”, ajo u pyet se me cilin aktor nuk do të bashkëpunonte kurrë.
Biseda:
Pyetje: Me cilin aktor nuk do të bashkëpunoje kurrë?
Cubi Metkaj: Nuk e di nuk kam probleme me asnjë sepse përgjithësisht një natyrë që funksionoj
Pyetje: Ndoshta flisni po qejf nuk e keni njëra-tjetrën?
Cubi Metkaj: Përgjithësisht jam natyrë që shkoj me të gjithë, përpiqem të ruaj ekuilibrat me të gjithë, por me Delindën për shembull kemi konflike me njëra-tjetrën po ria gjej telat.
Ndër të tjera ajo u pyet edhe në lidhje me aktorin që vlerëson më shumë në “Klanifornia.”
Pyetje: Nëse të them të më vlerësosh me notën 10 dy aktorë të Klanifornias?
Cubi Metkaj: Andrea Vreton dhe Andrea Vreton.

Kujtojmë se pak ditë më parë Cubi u pyet në një tjrtër intervistë në lidhje me aktorët e emisionit të humorit, ku zbuloi se me cilët ka raportet më të mira.
“Unë me të gjithë, u bëra kaq vite që punoj. Por, ndoshta me Julin sepse kemi krijuar një lloj kimie me njëri-tjetrin dhe jemi ai çifti i pandashëm. Me Julin ndoshta që jam e sigurtë që edhe mos të di asgjë hyj në skenë pa frikë. Më ndodh edhe me Albanin.”– tha ajo për “Report Tv.”
Sa i përket aktorit më të keq sipas saj, Cubi tha:
“Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”
© Panoramaplus.al
