Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura së fundmi a qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Teksa tregoi se e gjithë familja emigroi drejt Finlandës vetëm me 20 vezë të ziera, ajo tha se në moshën 8 vjeçare ka nisur punën e parë dhe 10 vite më pas ajo arriti që të blejë shtëpinë e saj të parë me kursimet që kishte bashkuar nga tre punët që bënte.
“Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam filluar që të puno. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit, familjen time, me motrat, vëllezërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës se atje 1 kilogram boronicë shkonte 10 euro dhe kështu kemi bërë para. Jam shumë me fat që jam lindur në një familje që kam marrë edukatë të punës.
12 vjeç kam punuar tek kasa në supermarket deri në moshën 14 vjeçare. Që në moshë të vogël unë kam punuar edhe modele sepse kam qenë ndryshe nga finlandezet. Ky ishte lekë ekstra që i ruaja që kur të mbushja 18-vjeç të bleja një shtëpi timen dhe e bleva. Gjithmonë kam qenë e biznesit. Që e vogël duke parë familjen time sa shumë punojnë kam parë mamin tim duke punuar tre punë dhe vetëm të dielat e kam takuar atë sepse punonte aq shumë për familjet në kosovë. Kemi ardhur nga asgjë, kemi ardhur me 20 vezë të ziera nga Kosova në Finlandë me trena dhe ky rrugëtim nuk është i lehtë për një prind me gjashtë fëmijë.”– tha Juliana.
Aktualisht ajo është një ndër konkurentët e spektaklit “Dancing with the Stars” në garën për të fituar çmimin e madh.



© Panoramaplus.al

