10 Nëntor, 2022

“Kemi gjëra të përbashkëta”/ Aktorja e njohur dëshiron të luajë Britney Spears në filmin e saj, reagon këngëtarja: Nuk kam vdekur ende!


Aktorja e njohur Millie Bobby Brown vazhdon të rritet në karrierë çdo ditë që kalon.

E reja u bë e famshme pasi u shfaq në ‘Stranger Things’ në moshën 12-vjeçare dhe sapo ka publikuar projektin e saj të fundit në Netflix, ‘Enola Holmes 2’.

Megjithatë ajo e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet me kaq, duke thënë në ‘The Drew Barrymore Show’ se do të donte të luante Britney Spears nëse do të realizohej ndonjë film për këngëtaren.

“Unë dua të luaj një person real dhe mendoj për mua, Britney. (Ajo) do të ishte Britney Spears ,” tha Broën .

Aktorja shpjegoi se sheh disa ngjashmëri mes karrierës së saj dhe asaj të Spears, pasi të dy filluan kur ishin nëntë vjeç.

“Unë mendoj se historia e saj rezonon me mua,” tha Brown . “Thjesht duke u rritur, duke parë videot e saj, duke parë intervista të saj kur ishte më e re. Kur shikoj fotot e saj ndihem sikur mund ta tregoja historinë e saj në mënyrën e duhur dhe vetëm të sajën”.

Ndërkohë që nuk ka ende asnjë projekt për jetën e Spears, kjo nuk e pengoi këngëtaren të reagonte  e acaruar në Instagram në lidhje me këtë çështje.

“Lajm i mirë, lajm i mirë!!! Ende po merr frymë,” tha Spears . “Dëgjoj disa njerëz që duan të bëjnë filma për jetën time … shoku, unë nuk kam vdekur !!!”- shkroi ajo.

© Panoramaplus.al