3 Qershor, 2023

“Kemi bërë një bisedë shumë të çiltër” /Xhesika Berberi flet për takimin me Selena Gomez: Është një vajzë me këmbë në tokë


Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi prej disa vitesh tashmë jeton dhe punon në Shtete e Bashkuara të Amerikës.  

Së fundmi ajo ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” ku ka folur për jetën e saj në SHBA dhe për takimin me këngëtaren e njohur Selena Gomez.

Bukuroshja rrëfeu se Selena është personi që ajo ka vlersuar më shumë, pasi sipas saj aktorja është një vajzë me këmbë në tokë.

“Personi që me të vërtetë kam vlerësuar më shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë. Kemi bërë një bisedë shumë të çiltër dhe të hapur. Më ka bërë shumë përshtypje. Për famën që ajo ka dhe thjeshtësinë që ajo prezantonte ishte shumë e mirë.”- tha Xhesika.

E teksa u pyet nga Spiro se ‘si dëshiron ta marrë burrin shqiptar apo amerikan’, Xhesika u shpreh se “ska rëndësi fare”.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al