11 Mars, 2019

Kejvina thumbon velinën e re të “Xing me Ermalin”: Nuk më zëvendëson dot (FOTO)


U përfol se velina e “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella po largohet nga emisioni në mes të sezonit për shkak se kishte patur konflikt me moderatorin Mamaqi.

Por në puntatën e kësaj të shtune, Kthella njoftoi publikun se do të largohej nga emisioni, pasi diçka e bukur po e priste në Itali.

“Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”, tha Kejvina.

Ndërkohë Ermali i uroi fat dhe e falenderoi për momentet e kaluara së bashku dhe miqësinë e krijuar me njëri-tjetrin.

E teksa tregoi arsyen e largimit, Kthella ka publikuar së fundmi një foto në “Instastory”, ku thumbon velinën e re që do t’i zërë vendin në “Xing me Ermalin”.

Në foto ajo shfaqet teksa pozon me një spec të kuq. E nëpërmjet këtij statusi, ajo ka deklaruar se veç specit të kuq, askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë në emision.

“Vetëm ky speci i kuq më zëvendëson mua tek “Xingu”, shkruan Kejvina në foto.

© Panoramaplus.al