Teksa të gjithë jemi në pritje që kantautori i njohur Flori Mumajesi dhe këngëtarja Kejsi Tola të konfirmojnë lidhjen e tyre, e cila përflitet në portale prek kavësh, duke se ata as e kanë ndër mend që ta bëjnë një gjë të tillë.

Së fundmi Flori ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një video të shkurtër të emisionit “Shiko kush Luan” që pritet të transmetohet ditën e martë.
Në këtë puntatë, Flori dhe Kejsi janë të ftuar së bashku me anëtarët e shtëpisë diskografike “Three Dots” midis tyre edhe këngëtarja Fifi.
Në videon e publikuar, duket se Flori ka dashur të ironizojë thashethemet që janë bërë për një marrëdhënie më shumë se miqësore midis tij dhe Fifit, duke e quajtur atë si “e dashura e tij e portaleve”.

Në një moment gjatë emisionit ai i afrohet këngëtares për ta puthur, siç u pa disa kohë më parë në një video që qarkulloi në rrjete sociale ku dukej se ata mund të kishin një lidhje intime së bashku. Por lidhur me këto thashetheme, Flori ka mohuar gjithçka.
© Panoramaplus.al
