5 Gusht, 2019

Keisi shkoi sërish në Kanada, Stresi tregon si ndihet pas largimit të saj


Një muaj pasi doli nga burgu, reperi Stresi i dha fund lidhjes së tij me Keisin. Edhe pse ata kishin lajmëruar se në verë do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Lidhur me lajmet e ndarjes nuk ka reaguar asnjëri prej tyre, por tashmë Keisi është larguar nga Shqipëria dhe është rikthyer në Kanada.

Pas largimit të ish-bashkëshortes, duket se Stresi është i mërzitur nga kjo situatë e krijua mes tyre. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku këshillon që të buzëqeshë.

“Buzëqesh që mos ta marrin vesh”, shkruan Stresi krahas me foton, fjalë që me siguri i referohen prishjes së marrëdhënies së tij me Keisin. Duket se reperi ka vendosur të qeshë që të tjerët të mos e marrin vesh kurrë se ç’ndjen në të vërtetë ai.

© Panoramaplus.al