30 Qershor, 2019

Keisi qesh me këtë video të kryebashkiakut, Veliaj nuk e di që Stresi është liruar


Prej disa javësh, reperi Stresi është duke shijuar lirinë, pasi u lirua me kusht nga burgu i Fushë-Krujës.

Por mesa duket kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ende nuk e ka marrë vesh këtë informacion.

Bashkëshortja e Stresit, Keisi ka publikuar në “Instastory” ditën e sotme, një video ku shfaqet Veliaj gjatë një takimi me qytetarët.

Në një moment kryebashkiaku i drejtohet babait të reperit, Sali Lushajt, që të nxjerrë të birin nga burgu.

“Ikë o Sali nxirr çunin nga burgu!”, dëgjohet të thotë Veliaj në videon e publikuar nga bashkëshortja e Stresit.

Ndërkohë kjo e fundit shkruan në video duke qeshur: “Kryetari i Bashkisë qenka shumë pa informacion”.

© Panoramaplus.al