29 Tetor, 2018

Keisi publikon pamjet/ Stresi në burg, vjehrra e tij hedh valle: Do kërcej për dhëndrin se e kam…


E fejuara e Stresit, gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë që reperi po kalon, teksa ndodhet ende i arrestuar, i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë dhe lidhjen e fortë që duket se kanë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në “Instagram”, ku ndodhet në një ditëlindje të një vogëlusheje, ndërsa ka shkëputur një moment nga kërcimi i nënës së saj.

Ajo që është më pikante në këtë foto, është përshkrimi që i ka bërë…

“Kur del vallja e Tropojës e mami thotë ‘e kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej iher për të”, ka shkruar bukuroshja brune.

© Panoramaplus.al