26 Qershor, 2023

Keisi Medini zbulon me kë është puthur në “Kepin e VIP”-ave, Sabiani bën reagimin e papritur


Këngëtari i njohur Sabiani është vënë përballë një sfide ku duhet të telefononte vajzën e tij Keisin dhe t’i tregonte një thashethem që kishte dëgjuar për të.

Teksa ishte i ftuar në “E Diell”, këngëtari e ka telefonuar vajzën për t’i treguar thashethemin, i cili duket se paska qenë i vërtetë.

I habitur, Sabiani i thotë këngëtares: Qënke puthur tamam ti?

 

Pjesë nga biseda:

 

Sabiani: Ça po bëni?

 

Keisi: Tani po regjistrojmë

 

Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?

 

Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon

 

Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?

 

Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja

 

Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë

© Panoramaplus.al