Bashkëshortja e reperit të njohur Stresi feston sot ditëlindjen. Keisi ka zbuluar se urimin e parë dhe të veçantë e ka marrë pikërisht nga ai, i cili edhe pse në burg ka gjetur mënyrën se si ta surprizojë atë.

Në “Instastory”, Keisi tregon se ka qenë Stresi ai që e ka uruar i pari si dheshpreson në një rikthim sa më të shpejtë në krahët e tij.

“Faleminderit i shtrenjti ime. Urimi yt gjithmonë është i pari, dhuratën më të bukur, dashurinë ma jep ti. E vetmja dëshirë e imja është të jemi krah njëri-tjetrit shumë shpejt”, shkruan ajo për Stresin.
Por gjithashtu nuk kanë munguar dhe dhuratat nga familja e reperit, të cilët e kanë surprizuar nusen me një tortë që mban emrin e saj dhe disa bizhuteri.

“Çdo të thotë të kesh njerëz aq afër zemrës sa që as distanca nuk të ndan! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj që nuk më ka munguar kurrë. Ndihem krenare që mbaj mbiemrin Lushaj”, shkruan Keisi në postimin e saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
