Të gjithë e kujtojmë lidhjen e shkurtër që Keisi pati me Kristin në Big Brother VIP. Megjithatë, shpejt dyshja i dha fund një raporti, që sapo kishte nisur. Gjithçka që vijoi më pas, i ngjasonte një telenovele, ku pjesë u bë edhe Lorenc Hasrama, ish-partneri i Keisit. Pas përfundimit të eksperiencës, këngëtarja u shpreh se do e priste Kristin, mirëpo mesa duket ndryshoi mendje rrugës.

Edhe Kristi ka bërë deklarata të ndryshme, që nga fakti se s’do kthehen më bashkë dhe e ka mbyllur atë kapitull me Keisin. E kur menduam se mes tyre çdo gjë mori fund, dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqen bashkë. Shkak u bë një event që i detyroi të qëndrojnë në të njëjtin ambient. Aty, Ronaldo Sharka ka mundur t’i filmojnë teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.
Vetëm pak ditë më parë, Keisi ka folur sërish për eksperiencën e saj në Big Brother, duke e përshkruar si një mundësi të mirë në karrierën e saj. “Një trampolinë për karrierën time, njerëzit më njihnin vetëm si influencere. Ndodhën shumë gjëra aty brenda dhe nuk e tregova zërin tim. Nuk e bëra sepse u fokusova të mposhtja frikërat. Ashtu siç doja unë ashtu shkuan gjërat. Unë nuk bëj gjëra për show, kam qenë shumë reale dhe nuk mund të bëja gjëra në kuadër të lojës. Të jesh reale del pak me humbje por unë kjo jam. Më mirë kështu”.

Keisi pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj me titull “Bye Bye”. Shumë kanë aluduar se ia ka dedikuar Kristit, sa e vërtetë është kjo? Keisi shprehet: Nuk ia kam dedikuar askujt dhe gjëja për të qeshur është se si unë mund t’i bëja “diss” Kristit kur isha unë ajo që brenda shtëpisë e mbylla vet lidhjen me të. Nuk kam pasur më kontakte me Kristin, pra ashtu siç kanë pritur njerëzit.(qesh) Kënga ka 6 muaj që ka qenë në studio por duke qenë se unë dua çdo gjë të përkryer prita dhe ky ishte momenti për ta publikuar”.
Me futjen e Lorenc Hasramës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me bukuroshen në kohën që ishin jashtë. Sot që të dy janë jashtë shtëpisë së “BBV”, si i ka raportet Keisi me të? “Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thonin shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe une e di vet se çfarë bëj”.

Rikujtojmë, se pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” e ftuar në Fan Club, ish-banorja u shpreh rreth lojës së saj, historisë me Kristin dhe shumë të tjera. A kishte diçka që e kishte peng lidhur me Lorencin? Keisi u shpreh asokohe se: Jo jo fare aspak. Nuk e di a e keni parë gëzimin tim kur hyri, kjo sepse unë e njoh dhe më njeh mirë. Mendova do bëjmë batuta me njeri-tjetrin. Kemi patur një miqësi dhe një njohje të bukur, por jo një dashuri ashtu si është interpretuar”, u shpreh këngëtarja.

Ndërkohë edhe Kristi ka folur për raportin që ka pasur me Keisin si dhe çfarë ndodhi jashtë me ta. Pas “lidhjes” së tij të bujshme me Keisin brenda BBV, Kristi ka treguar se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje dhe se dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri tjetrin. Finalisti i BBV2, deklaroi se mes tij dhe Keisit pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë mesazh a telefonatë, por janë takuar në festa dhe janë përshëndetur “si dy njerëz” normalë.

“Unë nuk bëra deklaratë ishte njohje kuptuam që nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem. Jemi takuar si njerëz normal, folëm me njëritjetrin si je e asnjë gjë më shumë. Për mua është kot të kërkosh më shumë pas asaj”. Megjithatë, që pas përfundimit të lojës, kjo është hera e parë që dy ish-partnerët kapen kaq pranë njëri tjetrit, duke na bërë me dije se nëse nuk janë në një lidhje, kanë një raport të ngushtë miqësor.


