Arrestimi i reperit të njohur Stresi ka një javë që është kryefjala e mediave. Arrestimi i tij bëri shumë bujë dhe u komentua gjatë edhe për faktin se ai u gjet në hotel me një 20-vjeçare.

Menjëherë nisën aludimet se ai e ka tradhtuar të fejuarën e tij, Keisin. Pas gjithë atyre fjalëve erdhi edhe reagimi i Keisit, e cila tregoi se i qëndron pranë njeriut të saj të zemrës.
Teksa Stresi ndodhet në burg, Keisi në “Instastory” ka publikuar disa video ku dëgjohet duke kënduar këngët e reperit. Në njërën nga videot thotë “asnjëherë s’kom me t’lon”.
Pas arrestimit të Stresit, Keisi reagoi për herë të parë pas një mesazhi që i kishte bërë një ndjekës i saj në “Instagram”.

Ajo i kthente këtë përgjigje: “Tvetmit njerëz te trash jan ato që japin opinion per kte çështje pa pas fare tbej me te. Un nuk po bej asgjë përveçse po mbeshtet familjar qe jan ndhimbje per femine e vet ndërsa ti si shume te tjer i jepni gojes dikur duhet tme interesoj mu opinioni juj. Shifni jetën tuaj se momentin qe dikush eshte duke kalu veshtiresi ti biesh me shkelm nuk del ti me e zgjuar se un qe tdukem e trash. Sja uroj tkeqen askujt nket bote e jo me njerëzve qe i dua qkshu po ste plqeu ty mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do te mbetet private, gjykimi jot e i gjith botes esthe problemi qe interesoheni kaq shume per mu dhe doni mhb tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve nje dit. Kalofsh mir”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
