Në shtëpinë e reperit të njohur Stresi, sot ka festë. E kjo jo vetëm se ai u la i lirë me kusht, pasi po vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës prej tetorit të vitit 2018.

Por Stresi sot feston 33-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, Keisi, si gjithmonë nuk ka harruar që të bëjë një dedikim të veçantë për reperin.

Në një postim të saj në “Instastory”, Keisi shprehet se ai i ka ndryshuar jetën që prej fillimit. Madje thotë se lirimi i tij ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindjen e tij.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde të merrja unë dhuratën e shtrenjtë! Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe të plotësoftë çdo dëshirë! Kurrë mos u dorëzo! Ke qenë je dhe to të jesh përjetësisht my bad boy for life, që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë!”, shkruan Keisi teksa publikon një foto me bashkëshortin e saj.
© Panoramaplus.al
