6 Shtator, 2022

“Ke thënë se në vitin 2020 do bëj fëmijë”/ Ndjekësi i kujtoi deklaratën e bujshme, Era Rusi sqaron arsyen pse nuk e ‘ka mbajtur fjalën’


Këngëtarja Era Rusi është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj personale, duke mos ndarë informacione me fansat dhe ndjekësit e saj. Por, disa kohë më parë ajo foli publikisht teksa ishte e ftuar në ditëlindjen e këngëtares Eneda Tarifa ku pohoi se është në një lidhje.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku megjithëse ‘i paralajmëroi’ ata që të mos bëjnë në lidhje me martesën, ndjekësit nuk e fshehën kuriozitetin e tyre.

Pavarësisht se postoi disa pyetje që iu drejtuan në lidhje me fejesën apo martesën këngëtarja vendosi të mos përgjigjej.

Por, Era Rusi zbuloi arsyen pse ka ‘kundërshtuar’ deklaratën e saj të rreth tre viteve më parë, ku ka shprehur se në 2020 do të bëhej nënë.

Kjo deklaratë iu kujtua nga një ndjekës i cili shkruan: “Në një intervistë në 2019 ke thënë se në 2020 do të bëj beb me ose pa partner, po mbyllet 2022 dhe asgjë.”

Ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të shkruajë thjesht: “Nuk e kisha planidikuar pandeminë”, duke ia lënë kështu ‘fajin’ koronavirusit.

Në një intervistë të dhënë më herët këngëtarja shprehu se nuk ka dëshirë të flasë në lidhje me martesën, por nuk mohoi faktin që “ka diçka konkrete” për të thënë. Rusi tregoi se ka vendosur që jetën private ta mbajë jashtë kamerave, megjithatë shtoi se kur të martohet do ta bëjë publikisht dhe jo në fshehtësi.

Biseda:

Orinda Huta: Pse nuk të pëlqen të flasësh për jetën personale?

Era Rusi: Jo, jo nuk më pëlqen të flas sepse…

Orinda Huta: S’ke asnjë gjë konkrete?

Era Rusi: Jo, mendoj që nëse e nis ta bësh atë gjë pastaj media nuk do të dijë të ndalet. Kështu që jam munduar që gjithmonë ta mbaj jetën time personale sa më larg kamervae edhe për ta ruajtur. Natyrisht që do të vijë një moment që do ta ndaj edhe unë, se edhe unë nuk është se fshihme por që do ta ndaj, kur të martohem do ju them, do të të ftoj. Nuk do të martohem në fshehtësi, kjo është e sigurt.

Gjatë një fjalimi që Eneda Tarifa mbajti përpara kolegëve në festën e ditëlindjes, tha se tashmë ka tri festa të ndryshme për 40-vjetorin e saj. Kur Era Rusi e pyeti cila është festa e tretë, ajo tha që bëhet fjalë për një festë familjare duke e ftuar edhe atë pasi ka një kushëri beqar.

Ndërkohë ajo që habiti ishte përgjigja e Era Rusit, e cila tha: “Kush tha që unë jam vetëm?”

Kjo deklaratë nga ana e saj habiti edhe të ftuarit, të cilët borohoritën drejt këngëtares, pasi ajo nuk ka pranuar asnjëherë publikisht një romancë.

“Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, ç’bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fakt e Ketit, mikeshës time më të mirë, e cila më tha ti duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa”, tha Eneda.

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

© Panoramaplus.al