21 Gusht, 2021

“Ke tetë kunata! Si ja del?”- Fiori Dardha tregon raportet që gëzon me motrat e bashkëshortit dhe zbulon si i përgjigjet të birit kur i kërkon një motër ose vëlla


Moderatorja Fiori Dardha është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Abeli. Teksa vitet kalojnë, një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen në rrjete sociale është “A do të bësh një fëmijë të dytë?” ose “A të kërkon Abeli një motër ose vëlla?”.

fiori dardha (1)

Së funedmi, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, e pyetur për këtë gjë, Fiori shkroi “Abeli e ka një motër si drita. Motër tjetër sikur nuk ka kërkuar… Motra e Abelit nuk e ka shumë qejf jetën publike, ndaj ia kam mbuluar portretin”, duke iu referuar fotos që pyblikoi në Instastory të djalit të saj teksa përqafonte një vajzë.

fiori dardha (2)

Disa muaj më parë, Dardha tregoi se fokusimi i tepërt tek karriera ishte arsyeja pse nuk ka sjellë në jetë një fëmijë të dytë e këtë gjë e konsideroi si pengun më të madh që ka në jetë.

Moderatorja ka treguar gjithashtu se bashkëshorti i saj ka tetë motra. Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë se çfarë marrëdhëniesh ka ajo me kunatat duke pasur parasysh faktin se janë shumë.

fiori dardha (5)

Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e pyeti ndjekësja, së cilës Fiori iu përgjigj duke publikuar foton e shkrepur në dasmën e saj dhe duke shkruar: “E vërtetë! Bashkëshorti imë shtë djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”.

Fiori Dardha ka zbuluar gjithashtu se prej vitesh vuan nga një sëmundje autoimmune që e mundon shumë. Ajo mundohet ta mbajë nën kontroll, pasi është mësuar tashmë me këtë gjendje dhe përpiqet ta sfidojë.

fiori dardha (10) fiori dardha (9) fiori dardha (7) fiori dardha (8) fiori dardha (2) fiori dardha (10) fiori dardha (9) fiori dardha (1)

© Panoramaplus.al