3 Prill, 2019

“Ke të fala nga Noizy”, ja çfarë i bëjnë fansat e reperit Rihanna-s (VIDEO)


Ju kujtohet koha kur reperi i njohur Noizy ishte i fiksuar me këngëtaren e famshme Rihanna?

Ishte koha kur reperi nëpërmjet postimeve të ndryshme në “Instagram”, tregonte se i pëlqente shumë këngëtarja. Madje ai i komentonte në fotot që ajo postonte në “Instagram”, duke i thirrur edhe nuse.

Por së fundmi, Noizy ka postuar në “Instastory” një video ku zbulon se Rihanna ka dëgjuar emrin e tij më në fund.


Fansat e reperit kanë filmuar këngëtaren me famë botërore në një dalje publike, teksa ajo po hipte në makinë. “Ke të fala nga Noizy Rihanna”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë.

© Panoramaplus.al