Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari sot feston 37-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë kaq të veçantë për të ajo mori urime të shumta nga personazhet e njohura të shoëbizit, familjarët, kolegët dhe miqtë e saj më të afërt dhe fansat.

Mirëpo urimi që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte i blogeres Sara Hoxha, me të cilën aktorja është parë shpesh nën shoqërinë e saj dhe kjo për shkak të xhirimeve që vajzat po realizojnë për filmin i cili pritet të dalë shumë shpejt ‘Në Kuadër Të Dashurisë”.
Në këtë ditë të veçantë për aktoren, Sara ka zgjedhur ta urojë me një video të tyren ku shfaqen duke u puthur në buzë.
“U bëfsh edhe 100 motër. Të uroj sa më shumë njerëz të njohin siç të njoha unë. Ti ke një zemër të mirë dhe je gallatë”- ishte urimi i blogeres për Gixharin.
© Panoramaplus.al

