7 Nëntor, 2018

“Ke ndërmend t’i bësh Abelit një motër ose vëlla?”, moderatorja shqiptare i përgjigjet fansit: Sigurisht që…


Fiori Dardha është një moderatoret më të njohura shqiptare, e cila aktualisht qëndron në krye të emisionit investigative “Boom” bashkë me Rozana Radin.

Moderatorja e njohur Fiori Dardha është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh komunikon edhe me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo i ka lejuar fansat që t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe ajo t’u kthejë përgjigje nëpërmjet “Instastory”-t.

Një ndjekës e ka pyetur Fiorin për zgjerimin e familjes: “Ke ndërmend t’i bësh Abelit një motër ose vëlla?”.

Pa hezituar moderatorja u përgjigj duke thënë: “Sigurisht që do të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dashtë Zoti dhe na jep një tjetër bekim”.

Ndërkohë moderatorja ka një djalë 6 vjeç, Abelin, nga martesa e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al