30 Janar, 2022

“Ke menduar që Arjola po të xhelozon ose ka frikë nga ti?”- Plas debati në studio mes Adriana Matoshit dhe ish-banores së BBV: Gjithë kohës ke qenë me Donaldin


Moderatorja Egzona Rafuna ishte e eleminuara e radhës në Big Brother Vip. E ftuar ditën e sotme në “Fun Club”, ajo ka folur rreth eksperiencës së saj dhe marrëdhënien me banorët e tjerë ku ka thksuar se aktorja Arjola Demiri “nuk e ka pritur mirë”.agzona-adriana

Deklarata e moderatores ndezi debat në studio ku ishte e ftuar edhe shoqja e ngushtë e aktores, Adriana Matoshi. Ajo shprehu se arsyeja pse shoqja e saj e ngushtë i ka mbajtur një lloj distance është sepse Egzona ka qenë gjithë kohës afër aktorit Donald Veshaj.

Debati:

Adriana: Jam habitur se nuk iu ka afruar Arjolës. Po të ishte afruar me Arjolën jam e sigurt se do ishte në shtëpi ende, jo me Donaldin, i cili e ka penalizuar. Jo pse Donaldi është sjellur keq, por e ka penalizuar. Ajo ka pasur periudhë të shkurtër brenda dhe mund të jepte shumë më shumë. E kam ditur që nuk është ashtu marrëdhënia e saj me të, se e njoh se është me një inteligjence të jashtëzakonshme por më ka penguar që Egzona e ka krijuar atë mendim për Arjolën. Një gjë që nuk më ka pëlqyer është kur Egzona tha që Arjola nuk mu afrua, dhe ajo sqaroi që kiste qenë në gjumë. Ndërkohë kur ndodhi rasti i Einxhel unë kam vënë re se Egzona nuk ishte aty.

Egzona: Unë arsyetoj faktin që Arjolën e ke shoqe të ngushtë. Përtej faktit që ju e shihni 24/7 ka gjëra që ju nuk i shihni. Në rastin e Einxhel na është kërkuar nga vëllai i madh që të shpërndaheshim dhe mos të shqetësonim shikuesit. Për sa i përket pjesës tjetër, unë e di që njerëzit mund të gabojnë në opinione dhe mendime. Unë i kam pyetur të gjithë jasht se si më ka pritur Arjola dhe jam befasuar pasi të gjithë më thanë që Arjola nuk  më ka prityr mirë mua si banorët e tjerë. Për çdo gjë  në shtëpi iu kam drejtuar Arjolës. Meqë e ke parë 24/7 a e ke parë ndonjëherë Arjolën që është ulur dhe është interesuar për mua?

Ariana: Nuk i ke lënë hapsirë sepse gjithë kohës ke qenë me Donaldin.

Egzona: Unë kam pasur super biseda me Ilirin, i cili para se të dilja më ka thënë “faleminderit për pyetjet”. Kam biseduar me Einxhel, Monikën, Dagz, Trixën. Shqetësimi i Arjolë ka qenë pse unë kam qenë afër Monikës në momentet më të vështira të saj.

Adriana: Si e ke menduar ti që Arjola po të xhelozon ose ka frikë nga ti? Ti çfarë po mendon për Arjolën? Nuk është personi që ti po flet. Nësë do iu kishe afruar sepse ajo do ta kishte dhënë mbështetjen e saj.

Egzona: Ti ma mirë se të gjithë ne që jemi në studio, më njeh. Unë e vlerësoj punën e Arjolës, dhe atë si njeri. Unë kam zgjedh Arjolën në listën e personave që dua të kem në finale, pavarësisht të gjithave. Të fitojë për arsyen që është futur, por jo për mënyrën se si kam pa unë lojën e saj. E di se nuk ka asnjë arsye personale me mua. Arjola nuk më ka mua konkurrente, por ka rivalë Ilirin dhe Donaldin.

bbv

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për vendimin e Arjola Demirit për të mos hapur kutinë e Pandorës. Matoshi u shpreh se nuk ishte ajo dëshira kryesore dhe për këtë arsye nuk e hapi kutinë. Sipas saj, kur ka parë se dëshira që ajo donte, ka vendosur që mos të penalizojë banorët e tjerë në këtë pikë të lojës.

“Dëshira e Arjolës nuk ka qenë ajo. Ajo ka pasur vetëm një dëshirë dhe është future vetëm oër atë. Ajo nuk ka dashur të rrijë me kaq por ka dashur të luftojë dhe nuk ka dashur të penalizojë të tjerët aty.”

arjola-demiri

adriana matoshi (5)Adriana Matoshiegzona bbv0224458606406258_2171981248371297986_negzona bbv_10224663688413180_3235659037581534068_negzona rafuna

© Panoramaplus.al