6 Shtator, 2022

“Kë do më së shumti?”/ Rudina Dembacaj i bën ‘kamera të fshehtë’ Mark Frrokut, reagimi i tij nuk duhet humbur (Video)


Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj me kërkesë nga ndjekësit e saj, ka treguar për ta nëpërmjet videove më InstaStory si e kalon një ditë të sajën, nga mëngjesi dhe deri në darkë.

E teksa ka treguar momentet kur kalon me vajzën apo angazhime të tjera, një moment shumë “funny” dhe i ëmbël ishte kur takoi partnerin e saj, Mark Frrokun.

Çifti mesa duket po shpërngulen në një shtëpi tjetër dhe Marku ndodhej në shtëpinë e re.

Aktorja e cila ka filmuar gjithçka gjatë gjithë ditës, publikoi videon ku partneri i saj e pyet nëse e ka fikur kamerën teksa ajo i ‘betohet’ se e ka fikur duke e bërë kështu të duket si një kamër e fshehtë dhe pse Marku dyshon ende.

 “Kë do më së shumti në botë?”- e pyet Rudina partnerin, ndërsa ai nuk i kthen përgjigje për faktin se aktorja po e filmon.

“Ore pse të vjen turp të më thuash se më do mua?”– i thotë Rudina ndërsa më pas dëgjohet dhe zëri i Markut i cili thotë se ajo është personi që ai dashuron.

Kujtojmë se Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja ka treguar më parë se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur momenti. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.

© Panoramaplus.al