2 Korrik, 2021

“Ke bërë seks në det?”- Konkurrenti i “Për’puthen +40” nuk i kursen pyetjet provokative. 66-vjeçarja: E kam bërë në…


Takimi i Shqipes dhe Rolandit që u transmetua dje në “Për’puthen +40”, u shoqërua me shumë skena të nxehta dhe pyetje provokative.

shqipe roland

Dyshja kishin zgjedhur të shkonin në plazh, aty ku jo vetëm bashkëbiseduan, por edhe u futën të laheshin në det me bikini.

Rolandi ishte shumë kurioz të fliste për eksperiencat seksuale të Shqipes, e cila nuk kishte asnjë kompleks të përgjigjej.

Ke bërë seks në det”, i drejtohet Rolandi konkurrentes, e cila u përgjigj: “Po, në detin Adriatik dhe Jon me ish të dashurin tim”.

Pas kësaj, Shqipja tha se ndihet si 23 vjeçe dhe se dëshiron të bëjë edhe fëmijë, por pas kësaj Rolandi u step pak, duke thënë: “Se s’janë muhabete për moshën tonë këto se është turp, për kalamaj”.

Mirëpo Shqipja e vazhdoi bisedën: “Mbase edhe hyjmë në librin ‘Guinness’ nëse bëjmë dy binjakë”.

Megjithatë Rolandi ia vuri në dukje faktin se ajo e ka mendjen tek konkurrenti tjetër, Giuseppe. Edhe vetë Shqipja e pranoi se do të vazhdojë të dalë në takime me Giuseppen, pasi Rolandin e sheh thjesht si shok.

© Panoramaplus.al