Prej katër vitesh, futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka është i martuar me partneren e tij, Leonitën.

Gjaka i cili është mjaft aktiv në llogarinë e tij në “Instagram”, shpeshherë publikon fotografi me bashkëshorten, të cilës i shpreh edhe dashurinë.

Sot ata kanë përvjetorin e tyre të katërt dhe futbollisti nuk ka nguruar t’i bëjë një dedikim mjaft të ëmbël Leonitës.
“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4❤?
Te Dua Zemra Jem❤ @leonita.x”, shkruan Graniti në postimin e tij në “Instagram”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
