6 Tetor, 2023

Katër vite më parë u diagnostifikua me kancerin e gjirit, ish-zonja e parë franceze zbulon si i shpëtoi operacionit për heqjen e gjoksit


Ish-zonja e parë franceze Carla Bruni së fundmi ka zbuluar se është diagnostifikuar me kancer gjiri në vitin 2019.

Carla Bruni Sarkozy në Javën e Modës në Paris

Përmes një postimi në Instagram, Carla i këshilloi ndjekësit e saj të bënin mamografi të rregullta, ashtu siç kishte bërë vetë ajo.

Ndër të tjera 55-vjeçarja tregoi se falë mamografisë ajo e zbuloi herët sëmundjen e rëndë dhe në këtë mënyrë ka shmangur operacionin për të hequr gjinjtë.

Isha me fat, kanceri im nuk ishte ende agresiv”– tha Bruni, ndërsa shtoi: “Pse nuk ishte agresiv? Sepse e zbulova herët. Nëse nuk do të kisha bërë një herë në vit mamografinë, nuk do të kisha gjoksin e majtë sot.”

Carla u shpreh se ishte “e neveritshme” të ndante sëmundjen e saj me ndjekësit, por dëshironte t’u jepte një mesazh shumë të rëndësishmëm femrave.

Bëni mamografinë çdo vit sepse jeta tuaja varen prej saj”, ka shkruar ajo.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në SHBA dhe Octobre Rose (Tetori Rozë) në Francë.

Kujtojmë që Carla është bashkëshortja e Nicolas Sarkozy , i cili ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012. Ajo është gjithashtu një këngëtare dhe modele.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

 

 

© Panoramaplus.al