
Kate Moss ka kujtuar kohën kur Johnny Depp i dhuroi asaj një varse diamanti në një mënyrë shumë unike – duke e vendosur atë mes të të pasmeve të tij.
Kate, tani 48 vjeç, dhe Johnny, tani 58 vjeç, ishin çifti ‘IT’ i Hollywood kur ishin të lidhur nga viti 1994 deri në 1998. Marrëdhënien e tyre u bë sërish kryetitull i mediave kohët e fundit kur ajo u thirr për të dëshmuar në gjyqin e Depp për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard.
Duke folur për “British Vogue” për një incident të paharrueshëm kur ata ishin në lidhje, modelja kujtoi: “Ajo varse diamanti që më dha Johnny, ata ishin diamantet e parë që zotëroja ndonjëherë. I nxori nga të pasmet e tij.”

“Ne po dilnim për darkë dhe ai tha: “Kam diçka në barkun tim, a mund t’i hedhësh një sy,” dhe unë thashë, “çfarë” dhe vendosa dorën poshtë pantallonave të tij dhe nxora një varse me diamante.”
Johnny nuk ishte i panjohur për gjestet madhështore romantike dhe për ditëlindjen e 32-të të Kate, ai shpenzon 750 paund për të mbushur vaskën e tyre në hotelin Portobello të Londrës me shampanjë.
Ndërkohë, marrëdhënia e Kate me Johnny-n u rikthye edhe një herë në vëmendje gjatë verës, kur modelja u thirr për të dëshmuar në emër të tij dhe për të kundërshtuar pretendimin e Amber Heard se ai dikur e shtyu ish-supermodelën nga shkallët.
Gjatë dëshmisë së Amberit, aktorja pretendoi se Johnny dikur e shtyu Kate nga shkallët – megjithatë, sipas Kate – aktori në fakt e ndihmoi atë pasi ajo rrëshqiti aksidentalisht.
Kate tha gjatë dëshmisë së saj se Johnny kurrë nuk ‘e shtyu ose e hodhi nga shkallët’, në fakt, ajo tha se ai u kujdes për të pasi ajo u rrëzua gjatë një udhëtimi që ata bënë së bashku në Xhamajka.
“Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para meje. Kishte rënë një stuhi shiu dhe ndërsa dola nga dhoma rrëshqita poshtë shkallëve”, kujton ajo, ndërsa dëshmoi përmes video-lidhjes. “Më lëndova shpinën dhe bërtita sepse nuk e dija se çfarë kishte ndodhur.”


