5 Nëntor, 2019

“Kaq shumë kujtime…”, Rita Ora tregon çfarë ndodhi në Kosovë 7 vite më parë


Ajo ka një karrierë të shkëlqyer në muzikë dhe njihet botërisht si një nga këngëtaret më të mira.

Por Rita Ora asnjëherë nuk e harron ku i ka ‘rrënjët’ dhe nuk heziton të flasë për origjinën e saj.

Videoklipin e disa viteve më parë të këngës “Shine Your Light”, ajo vendosi ta xhirojë në vendin e saj, në Kosovë.

Pikërisht për këtë gjë, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar këtë moment përmes një videoje të postuar në ‘Instagram’.

“Ne shkëlqejmë. Sot është përvjetori i këngës sime ‘Shine Your Light’. Kaq shumë kujtime të mrekullueshme teksa xhiroja videoklipin në Kosovë, e duke parë kaq shumë njerëz duke e bërë të mundur që kjo të ndodhë. Një nga këngët e mia solo të para që nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Rita Ora përkrah videos.

© Panoramaplus.al