6 Qershor, 2021

Kaq e patën! Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina i japin fund lidhjes dhe nisin “thumbat” ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale


Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina dolën çift pak para përfundimit të “Për’puthen”.

atdhe sara

Dyshja i habitën të gjithë me vendimin e papritur, sepse kthimi i konkurrentit nga Kosova u bë i mundur nga Antonela Berisha, pasi ai hoqi dorë nga program ii dashurisë për shkak të debateve me Sarën.

sara malaj, atdhe xharavina, gelian rajku (9)

Në një lidhje Skype, ai u shpreh se Sara ishte gënjeshtare dhe se disa persona e kishin kërcënuar, duke iu prezantuar si kushërinjtë e saj.

jasmin atdhe sara (1)

Mirëpo si duket, edhe lidhja e këtij çifti nuk ka zgjatur shumë.

sara malaj, atdhe xharavina, gelian rajku (1)

E para që hodhi kunjat online ishte pikërisht Sara, e cila postoi një Instastory ku shkruante “Mos i beso askujt!”. Më pas, ish-konkurrentja publikoi një tjetër Instastory, në të cilin kiste vendosur imazhin e një gjarpri, duke nënkuptuar se Atdheu ishte i tillë.

sara malaj atdhe xharavina (1)

Më pas, ajo shkroi “Jam 106% beqare”.

atdhe xharavina shqipe hysenaj (1)

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të kuptojnë se dyshja që i dolën kundër edhe Arjan Konomit, i cili i konsideroi si fallco, janë ndarë.

sara malaj atdhe xharavina (3)

Nga ana tjetër, edhe Atdheu vendosi të reagonte me disa postime në rrjetet e tij sociale.

Ish-konkurrenti publikoi një foto të vetes duke buzëqeshur dhe krahas saj shkroi: “Thjesht buzëqesh”.

sara malaj atdhe xharavina (2)

Pas kësaj, ai publikoi një imazh të vetes me nënën e tij, krah së cils shkroi: “E vetmja që nuk të le në baltë kurrë. Mami”.

© Panoramaplus.al