11 Nëntor, 2022

Kaos në koncertin të Dua Lipës në Australi, bllokohet aplikacioni i biletave/ Mijëra fansa mbeten jashtë: Kjo është e neveritshme!


Një kaos i madh u krijua jashtë koncertit të Dua Lipës në Sydney, Australi pas një problemi të aplikacionit të biletave që la qindra fansa të mbyllur jashtë vendit të ngjarjes.

Turma njerëzish u panë të rreshtuar jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidneit pasi aplikacioni Ticketek pushoi së funksionuari, duke i lënë të fansat jashtë dhe duke mos pasur mundësinë të shfaqnin biletën që kishin blerë online.

Disa fansa të Dua Lipa ishin ende jashtë arenës në orën 5 pasdite – 30 minuta para se ylli i One Kiss të dilte në skenë.

“Kjo është e neveritshme. @Ticketek_AU ka rënë dhe mijëra njerëz nuk mund të hyjnë për të parë @DUALIPA”, shkroi një fans në Twitter .

“Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz,” shkroi një tjetër.

Dua Lipa përfundimisht filloi shfaqjen e saj pas orës 21:00 (5 të mëngjesit EST) dhe u kërkoi falje fansave që ishin mbajtur në pritje.

Ylli tani ka mbajtur dy koncerte në Sydney dhe një në Brisbane si pjesë e turneut të saj Future Nostalgia.

Fituesja e Grammy-t ka gjithashtu dhe dy shfaqje në Melburn përpara se të performojë në Adelaide dhe Perth.

© Panoramaplus.al