2 Dhjetor, 2022

Kanye West shokon me deklaratën e fundit, reperi akuzon Kim Kardashian për tradhti: E kam kapur me…


Kanye West pretendon se dikur ka “kapur” ish-gruan e tij, Kim Kardashian, me lojtarin e NBA Chris Paul.

Reperi e bëri deklaratën e fortë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Reperi, llogaria e të cilit është pezulluar që atëherë për shkak të gjuhës antisemitike, shkroi se donte të shtonte dhe diçka të fundit përpara se të largohej nga aplikacioni i mediave sociale.

“Para se të dal nga këtu, e kam kapur këtë djalë me Kim. Naten e mire.”- shkroi këngëtari i hitit “Heartless”. Menjëherë pas deklaratës rrjeti ka shpërthyer në komente nga më të ndryshmet.

Një përdorues shkroi: “Është kaq e rastësishme, sa ju e dini se është e vërtetë”.

Megjithatë disa të tjerë e quajtën reperin “të keq” dhe “budalla” për postimin  e tij.

Tweet-i i West përfshinte një foto të Paul, i cili është i martuar me Jada Crawley që nga viti 2011. Dyshja kanë djalin Christopher, 13 vjeç dhe vajzën Camryn, 10 vjeç.

Kardashian u martua me West në 2014 dhe paraqiti kërkesë për divorc nga krijuesi i Yeezy në shkurt të 2021.

42 vjeçarja u shpall ligjërisht beqare në mars të vitit të kaluar dhe divorci i ish-çiftit u zgjidh përfundimisht disa ditë më parë.

Kardashian dhe Paul, 37 vjeç, nuk kanë reaguar ende ndaj pretendimeve të West.

Këngëtari ka akuzuar më parë ish-gruan e tij për tradhti me Drake dhe Meek Mill në Twitter, ku ky i fundit e mohoi menjëherë dhe Ëest më vonë kërkoi falje.

“Kimit dua t’i them se e di që të lëndova,” shkroi stilisti në Twitter në atë kohë. “Te lutem me fal. Faleminderit që jeni gjithmonë aty për mua.”

Elon Musk, i cili bleu platformën në prill, konfirmoi ndalimin e West nga aplikacioni, duke shkruar: “Unë u përpoqa më së miri. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës.”

© Panoramaplus.al