29 Shtator, 2022

Kanye West sapo i habiti të gjithë me veprimin e tij të fundit/ Reperi vendos në foton e profilit njërën prej pjesëtareve të familjes Kardashian


Kanye West i ka habitur të gjithë ndjekësit e tijme veprimin e fundit që ka bërë në profilin e tij në Instagram.

Reperi vendosi foto profili ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner. Pas kësaj ai postoi në InstaStory një deklaratë ku uy shpreh se nuk e ka bërë për qëllim te keq.

‘E postova Kris me mendime paqësore dhe rrespekti. Le ta ndryshojmë historinë’- shkroi ai.

West ka patur disa përplasje në të kaluarën me Jenner-in, duke përdorur në mediat sociale shqetësimet e tij me nënën e Kim Kardashian.

Në fillim të këtij muaji, ai bëri një deklaratë të fortë në rrjetet sociale ku tha se Jenner i kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, 25 vjeç, të pozonin për Playboy.

Ai postoi një imazh të bashkëpunëtores së Kylie, Victoria Villarroel, duke thënë: “Mos lejoni që Kris t’ju bëjë të bëni Playboy siç bëri ajo me Kylie dhe Kim.

“Hollywood është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time”, tha West, i cili ndan katër fëmijë me Kim: North, nëntë, dhe Chicago, katër, dhe djemtë Saint, gjashtë, dhe Psalm, tre vjeç.

Thuhet se Jenner ishte e mërzitur për sulmet që West i bëri asaj, pasi ajo mendon se nuk ka bërë “asgjë tjetër veçse është përpjekur ta ndihmojë”, thanë burimet për HollywoodLife .

 “Kris nuk ka bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të ndihmojë Kanye dhe të ndërmjetësojë tensionin mes tij dhe Kim. Kris është lënduar me të vërtetë nga komentet e tij dhe ajo e bëri të ditur këtë”- treguan burimet për DailyMail.

“Kris punon kaq shumë për t’u siguruar që të gjithë në familjen e saj të jenë të sigurt dhe ajo do ta mbrojë familjen e saj me aq sa mundet. Por ajo e di që nëse do të fliste dhe do t’i përgjigjej Kanye-s, ai vetëm sa do ta përshkallëzonte situatën dhe kjo është gjëja e fundit që ajo dëshiron ose ka nevojë në këtë moment. Kim është nëna e fëmijëve të tij dhe Kris mendon se duhet ta respektojë atë dhe t’i mbajë fëmijët larg kësaj situate”- theksuan ata.

© Panoramaplus.al