Kanye West nuk ka ndërmend t’i ndalë postimet që lidhen me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian në Instagram. Vetëm disa orë pasi pranoi se e kishte bezdisur atë me postimet në rrjetet sociale, reperi 44-vjeçar publikoi një tjetër foto të Kim në profilin e tij.

Në foton në fjalë Kim kishte veshur një kostum të zi “Balenciaga” në një prej daljeve të saja publike gjatë 2021. Në mbishkrimin e fotos, Kanye shkroi: “Vizion”, teksa ka përdorur shkronja kapitale për të cilat ka thënë se kur i përdor duket sikur u bërtet njerëzve atë që thua.

Ndërkohë, disa prej fansave kanë aluduar se postimi ku reperi pranon se ka shqetësuar Kim me postimet e tij mund të jenë bërë nga dikush tjetër. Në fakt, këto zëra qarkulluan edhe kur Kanye nisi të postonte rreth Kim dhe Pete por ishte vetë reperi që i mohoi zërat. Ai postoi një foto ku mbante një bllok në dorë ku shkruhej se llogaria e tij nuk është hakëruar.

Sakaq, Kanye i ka dhënë fund edhe lidhjes disa-javore me Julia Fox teksa vijon të bëjë përpjekje për t’u rikthyer me Kim. Ditën e “Shën Valentinit”, reperi bëri një gjest të madh duke i dërguar një kamion të zi plot me trëndafila të kuq në shtëpi. Reperi postoi në Instagramin e tij një foto të kamionit ku shkruhej: “Vizioni im është shumë i pastër.”

Ndërkohë Kim e kaloi ditën e të dashuruarve me yllin botëror Pete Davidson. Dyshja janë fotografuar duke u puthur në buzë për herë të parë në publik.

Pavarësisht lidhjeve të shkurtra që ka pasur pas ndarjes nga Kim, Kanye gjithnjë i ka kërkuar Kim të rikthehen bashkë. Megjithatë, postimet e tij të fundit në Instagram janë komentuar shumë. Madje, Kim i ka shkruar atij të ndalojë së sulmuari Pete pasi ndikon ndjekësit dhe ndonjëri prej tyre mund ta sulmojë. Kanye nuk nguarroi që këtë mesazh ta publikojë në Instagram duke u kërkuar ndjekësve mos ta prekin Pete sepse “do merret” vetë me të.
Nuk mungojnë as teoritë që e gjitha po bëhet për marketing për të promovuar albumin e tij të ri “Donda 2” që pritet të publikohet së shpejti.


