10 Qershor, 2023

Kanye West në telashe /Reperi i njohur paditet nga redaktorja e revistës “Vogue”, ja arsyeja


Reperi i njohur Kanye West është futur sërish në ‘telashe’ ligjore, pasi ka postuar në rrjetet sociale një foto të një redaktoreje të ‘Vogue’.

46-vjeçari është paditur nga fotografja Michaela Efford, e cila tha se foton të cilën ajo ia kishte bërë redaktores, West e ka përdorur pa lejen e saj, sipas disa dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ.

Michaela kishte fotografuar shkrimtaren e modës dhe redaktoren e ‘Vogue’, Gabriella Karefa-Johnson, dhe këtë foto reperi e postoi në Instagram, duke u tallur me veshjen e saj.

Megjithatë ai gjithashtu u kritikua në mediat sociale nga fansat e tij për veprim që ai kishte bërë.

Kujtojmë që vetëm dy javë më parë reperi është paditur gjithashtu edhe nga kompania komerciale e pasurive të paluajtshme, Art City Center, e cila zotëron ndërtesën e vendosur në qendër të Los Angelesit, pasi sipas “Gap” West ka bërë ndryshime pa lejen e tyre në një dyqan me qira të Yeezy.

© Panoramaplus.al