19 Tetor, 2021

Kanye West ndryshon ligjërisht emrin e tij! Ja si quhet reperi tani


Kanye West ka ndryshuar ligjërisht emrin dhe tani quhet Ye. Në muajin gusht të këtij viti, reperi kërkoi zyrtarisht të ndryshonte emrin në Ye (shqiptohet “yay”), pasi paraqiti dokumentet ligjore, duke cituar “arsye personale” për ndryshimin e emrit.

kanye west (1)

Sipas “Page Six”, këngëtari tani nuk quhet më Kanye Omari West, që është emri i plotë i tij, por vetëm Ye.

Në vitin 2018, reperi i tha drejtuesit të radios “Big Boy”: “Unë besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël. Në Bibël kjo do të thotë ‘ju’.

kanye west

Pra, unë jam ti. Dhe unë jemi ne. Ne jemi ne. Nga të qenit Kanye, që do të thotë ‘i vetmi’, në Ye, pra ne. Është thjesht një pasqyrim i të mirës sonë, të keqes sonë, të çdo gjëje. Është më shumë një pasqyrim i asaj që ne jemi si qenie”.

Kërkesa e tij është miratuar zyrtarisht nga gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Anxhelosit, Michelle Williams, dhe tashmë këngëtari nuk do të ketë më një mbiemër.

kim kardashian kanye west (9) kanye west (2j)

© Panoramaplus.al